LSDM: Qytetarët do të zgjedhin president i cili bashkon dhe çon drejt NATO-s dhe BE-së

Vendi ynë e fitoi  vendin e tij të merituar,  u ul në tryezën e Aleancës së NATO-s.

Me Rumaninë dhe Lituaninë, tashmë gjithsej 8 vende anëtare të NATO-s e ratifikuan protokollin për anëtarësim me të drejtë të plotë.

Marketing

Pas shumë dekadave prapa, Republika e Maqedonisë së Veriut u nis përpara.

Inkuadrimi në NATO nuk do të thotë vetëm siguri dhe stabilitet,  diçka që është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne, por do të thotë përparim, ekonomi e fuqishme, jetë më e mirë për të gjithë dhe perspektiva të hapura për rininë.

Rritja rekorde e investimeve prej mbi 624 milion euro  është indikator se siguria, stabiliteti dhe integrimet e rrisin besimin te kompanitë. Investimet sjellin më shumë para,  vende  të reja pune dhe paga më të mira, standard më i mirë jetësor.

Si përparojmë në integrimet,  në anëtarësimin në NATO dhe BE, ashtu çdoherë e më shumë përfitime do të marrin qytetarët, shteti.

Nuk guxojmë të ndalemi, Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të vazhdojë përpara, e fuqishme dhe e bashkuar rreth rrugës së vërtetë, rrugës së integrimeve. Qytetarët e dinë mirë se çka do të thotë  ngecje, izolim dhe kthim prapa,  e ndjenë atë 10 vite  nën regjimin e VMRO-DPMNE-së.

Në zgjedhjet e ardhshme presidenciale qytetarët do të zgjedhin president i cili bashkon, i cili do të çojë përpara drejt BE-së dhe NATO-s, do ta zgjedhin Stevo Pendarovskin, president të vërtetë për të gjithë qytetarët.

QENDRA PËR KOMUNIKIME ME OPINIONIN