Kosovë, për dy muaj 15 veta vdiqën në aksidente trafiku

Në vitin 2018, 129 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore. Vetëm dje 4 persona kanë vdekur si pasojë e aksidenteve. Këta katër e rrisin numrin në 15 të vdekur vetëm në dy muajt e parë të vitit.

Marketing

Sipas statistikave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, që nga 1 janari i vitit 2017, në aksidente rrugore kanë humbur jetën mbi 280 persona, prej tyre 137 kanë vdekur më 2017, 129 më 2018 dhe të tjerët, 15, këtë vit.

Dje në fshatin Duhël ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë një veturë, një kamion dhe një kamionetë. Në këtë aksident kanë vdekur tre të rinj.

Kurse një tjetër aksident tjetër që ka ndodhur dje në Vitomiricë ku janë të përfshira dy vetura, ka mbetur i vdekur një 63 vjeçar me inicialet N.R, ndërsa dy gra të tjera janë lënduar, njëra prej të cilave me lëndime të rënda trupore.
Policia e Kosovës edhe njëherë kërkon dhe apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes, të respektojnë rregullat e trafikut, të përqendrohen në ngasje.

Një apel të ngjashëm dhe me disa rekomandime ka dhënë dje edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Sipas IKSHP-së nëse nuk ndërmerren masa atëherë humbja e jetës në aksidente do të jetë I madh.

Marketing