Gruevski nga Hungaria kërkon shfuqizimin e masës së paraburgimit

Ish kryeministri Nikola Gruevski tashmë prej disa muajsh i arratisur në Budapest, përmes avokatëve të tij gjatë 4 muajve të fundit ka kërkuar nga Gjykata e Apelit në Shkup që të pranojë ankesat e tij rreth masës për paraburgim që ka kërkuar Prokuroria Speciale. Këtë gjë e ka nxjerrë në sipërfaqe raporti i shtatë i PSP-së që publikohet çdo gjashtë muaj.

Marketing

Sipas këtij raporti mësohet se Gruevski përmes avokatëve të tij është ankuar deri tek gjykata e apelit se për atë, në mungesë të provave i është shqiptuar masa paraburgim edhe atë për rastet “Trajektorja”, “TNT”, “Dhuna në Qendër ” dhe “Talir 2”.