Komuna e Gostivarit hapi llogari të veçantë donacioni për ndihmë të familjarëve të viktimave dhe të të lënduarve në aksidentin e 13 shkurtit në autostradën Shkup-Tetovë në afërsi të fshatit Llaskarcë.
Vendimi i Këshillit të Komunës së Gostivarit, për hapjen e llogarisë ishte miratuar unanimisht në seancën e 12-të dhe ajo tanimë është aktive.
Mjete mund të dhurohen në xhirollogarinë me numër: 716024021578990 Kodi i të ardhurave: 72591600 Qëllimi i pagesës: Mbështetje e viktimave në tragjedinë e Llaskarcës.