Thirje publike nr.03/2019 për dorëzimin e kërkesave për shfrytëzim të mjeteve nga Programi për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2019
🔍Lëndë e kësaj shpalljeje është ndarja e mbështetjes financiare për masat në vijim:
Masa 412 – Krijimi i grupeve aksionare lokale (GAL) me vlerë 1.000.000,00 denarë mbështetje financiare dhe
Masa 413 – Realizim i strategjive për zhvillim lokal të vendeve rurale me vlerë 13.000.000,00 denarë mbështetje financiare.
🔍Mbështetja është e paraparë për Grupin aksionar lokal për zhvillim të rajoneve rurale (GAL) të themeluara sipas nenit 89 të Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural.
🔍Mbështetja financiare paguhet sipas principit të financimit të aktiviteteve dhe investimeve të përfunduara nga ana e shfrytëzuesit në shumën prej 100% nga vlera e shpenzimeve të pranueshme të miratuara për aktivitetin/investimin nga furnizimi publik i realizuar. Mjetet nga mbështetja financiare me kërkesë të shfrytëzuesit mund të shpërndahen si pagesë paradhënie në shumën prej 40% nga vlera e shpenzimeve të pranueshme të miratuara ose në tërësi pas realizimit të aktiviteteve/investimit e miratuara me planin operativ vjetor për punën e GAL.
Mbështetja financiare maksimale për masën 412 do të jetë e ndarë në mënyrë të barabartë për çdo GAL për të gjitha aktivitetet/shpenzimet e miratuara sipas mjeteve në disponim nga masa.
🔍Formularët “Kërkesë për mbështetje financiare” së bashku me listën e dokumenteve të nevojshme dhe Udhëzimi për shfrytëzuesit mund të merret në ueb faqen e Agjencisë www.ipardpa.gov.mk. si dhe drejtpërdrejtë në Agjenci çdo ditë pune prej ora 8:30 deri në ora 16:30.
🔍Kërkesat e plotësuara për shfrytëzim të mjeteve nga Programi për përkrahje financiare të zhvillimit rural për vitin 2019 së bashku me tërë dokumentacionin e nevojshëm dorëzohen në gjuhën maqedonase, në zarf të mbyllur në të cilin në anën e parme në këndin e epërm të majtë qëndron shenja “MOS HAP”, për Thirrjen publike numër 03/2019 dhe theksim të shifrës së masës/nën-sektorin për të cilën parashtrohet kërkesa. Kërkesa mund të parashtrohet përmes postës me rekomandim ose personalisht në sportelin e Agjencisë, në të kundërtën Agjencia nuk merr përgjegjësi për arrije jo në kohë ose të pakompletuar në sportel ose për hapje të parakohshme të kërkesës
🔍Afati përfundimtar për parashtrim të kërkesës është 18.04.2019.
Kërkesat e parashtruara pas afatit të paraparë nuk do të shqyrtohen.
Informacione më të hollësishme në kontakt tel. (02) 3097-460 ose në e-mail adresën: [email protected] dhe
ueb-faqen www.ipardpa.gov.mk