Radio Evropa e Lirë në maqedonisht do të shuhet

Administrata e presidentit Tramp ka dorëzuar propozim-buxhetin për 2020 përmes të cilit parasheh zvogëlimin e mjeteve për programet ndërkombëtare të radios Evropa e Lirë, edhe ate për 22 për qind.

Marketing

Me këtë përfshihet heqja e tre shërbimeve, ku përfshihet edhe shërbimi në gjuhën maqedonase dhe ai malazez.

Me këtë buxhet janë paraparë më pak mjete edhe për Zërin e Amerikës dhe Radion Azia e Lirë. Buxheti do të zvogëlohet në 87 milionë dollarë, për dallim që për këtë vit ishte 124 milionë dollarë.

Megjithatë vendimin e jep Kongresi i SHBA, i cili vendos rreth buxhetit shtetëror. (INA)