Formacioni, nuk ka më dilema për Kristian Panuçin

Forma e lojtarëve, dëmtimet apo edhe refuzimet kanë kufizuar zgjedhjet e trajnerit italian, por kjo nuk e ka ndalur atë që të ideojë një rreshtim ndryshe nga të mëparshmit për duelin ndaj Turqisë në “Loro Boriçi”.

Marketing

Një rreshtim i cili në teori i ngjan atyre 4-1-4-1 të periudhës së De Biazit, por me shumë protagonistë të rinj të cilët nuk kanë pasur kohën të përshtaten me idetë që çuan Shqipërinë në Europian. Sipas sinjaleve të dhëna në stërvitjen e fundit, para Berishës së paprekshëm do të rreshtohet Hysaj nga e djathta e Veseli nga e majta, me këtë të fundit që do të mbulojë një rol që ka kryer shpesh edhe në klubin e tij, raportonVipsport.al.

Qendra e mbrojtjes do të ketë si protagoniste nga minuat e parë dyshen Gjimshiti-Ismajli, duke bërë që ky rreshtim në prapavijë të jetë një risi për kuqezinjtë. Në mesfushë, konfirmohet treshja e qendrës që ka luajtur me rregullisht edhe në periudhën e De Biazit, me Abrashin që do të zhvendoset para mbrojtjes dhe Xhakën e Memushajn që do të kenë leje të shtyjnë përpara në mbështetje të krahëve apo edhe sulmuesit të vetëm.

Nuk ka dyshime që i avancuar përpara është Sadiku, ndërsa nga krahët Uzuni dhe Grezda do ta nisin nga fillimi, me Abazajn që është gati të japë kontributin e tij si një alternativë për të dy.