Nëna e Brenton Tarrant, terroristit që vrau të premten e kaluar 50 muslimanë në dy xhami në Christchurch, thotë se djali i saj meriton dënimin me vdekje për krimin e tij.
Kur i treguan videon live të sulmit terrorist ndaj muslimaneve, ajo tha se nuk mund ta shikonte më atë sepse “ajo e lendonte”
“Pra, ky është regjistrimi i drejtpërdrejtë i asaj që bëri Brentoni”, tha intervistuesi duke i treguar telefonin e tij të jëmës së terroristit.
“Unë nuk mendoj se do të mund ta shoh atë më. Ajo të lëndon,” tha ajo duke qarë.
Kur u pyet se çfarë mendonte se do të ndodhte me djalin e saj, ajo tha: “Unë e di atë që ai meriton”.
“Çfarë është ajo,” pyeti intervistuesi.
Nëna e terroristit australian tha se për atë që ka bërë djali i saj meriton dënimin me vdekje.
“Dhe kjo më lëndon ta them për shkak se ai është i familjes.
Por për dikë që ka marrë shumë jetë të njerëzve të tjerë, është e drejtë që ai të meritojë të
njëjtën gjë “, tha ajo.
Mother of NZ massacre terrorist pic.twitter.com/VCVu8ZUli1
— Kh khalid Farooq (@Kkf50) March 21, 2019