Efikasiteti i institucioneve jep rezultate, trefish është rritur parandalimi i kontrabandimit të emigrantëve, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
“Përkushtimi i indtitucioneve në luftën kundër kontrabandimit të emigrantëve hep rezultate. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2018, trefish është rritur parandalimi i kontrabandimit të emigrantëve në vend. Agjencia Kombëtare për Parandalim të Emigrantëve dhe Tregtisë me Njerëz e formuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike jep rezultate. Institucionet janë trefish më të mira dhe më efikase në parandalimin e kontrabandimit dhe tregtisë me njerëz. MPB me veprimin e saj efikas dhe profesional, tregon si punohet në interes së qytetarëve”, thonë nga LSDM-ja.