Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickovski, pas duelit televiziv dy orë e gjysmë, mbrëmë dërguan mesazhe të ndërsjella edhe përmes Fejsbukut.
“PSP tashmë është kapacitet i krijuar institucional dhe nuk ka nevojë që ta shkatërrojmë. Përkundrazi, sikur ai duhet të udhëhiqen të gjithë të tjerët. Për këtë me ligjin e ri, PSP do të jetë sektor në prokurorinë publike me ingerenca të qarta. Problemi për opozitën është që dukshëm dëshiron ta mbrojë krimin, kështu që nuk e mbështet këtë ligj reformues.
Përgjigjuni në pyetje të thjeshtë: a dëshironi që Maqedonia e Veriut të avancohet apo dëshironi ta shihni të frenuar dhe sërish të mos marrë datë për bisedime, të cilën e presim nga viti 2005”, shkroi Zaev në Facebook.
Mickoski, në mesazhin e tij shkroi se Zaev në duelin televiziv nuk ka dashur të flasë për maqedonasit në Greqinë veriore dhe për gjuhën që e flasin.
“Zaevit i vinte turp, kishte frikë, dridheshe, nuk deshi të zë me gojë se maqedonasit në Greqinë veriore, në pjesën e Egjeut të Maqedonisë flasin gjuhë maqedonase, për shkak se marrëveshjen i ka shlyer. Ndërsa ministri i tij dërgoi notë diplomatike në të cilën sqaroi se nuk është ai popull maqedonas, por se bëhet fjalë për etni”, shkroi Mickoski në profilin e tij në Facebook.