Kuvendi miratoi dy ligjet të cilat parashikojnë shuarjen e Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit nënë Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive. Kuvendi në fillim u ballafaqua me mungesën e kuorumit, me ç’rast u shty edhe votimi.
Për shuarjen e Sekretariatit në fjalë votoi edhe vetë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Shuarjen e mbështetën edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së.