Presim ta marrim njërin nga raportet më të mira të Komisionit Evropian nga të tjerat deri tani dhe do të marrim rekomandim të pastër kristal, ndërsa vendet-anëtare duhet ta miratojnë. Në kushte kur ideja evropiane çdoherë e më shumë është sulmuar, rrezikuar dhe kontestuar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka bërë ringjallje të parimeve të saj bazë, thjeshtë ai është një ishull i Ballkanit i cili e ringjall dhe meriton më shumë se kurrë dhe nga kush do që fillon ky proces.
Argumentet e Francës se Evropa duhet të pari të thellohet para se të zgjerohet, ne e sqarojmë me faktin se ne nuk kërkojmë nesër të inkuadrohemi në BE, ne konsiderojmë se derisa Ballkani Perëndimor përgatitet për anëtarësim në BE ka kohë për t’u thelluar.
Këtë sot e theksoi zëvendëskryetari i obliguar për Çështje Evropiane Bujar Osmani në takim me gazetarët, i cili tha se sot është dita e fundit para raportit të Komisionit Evropian që do të publikohet pas dy muajve rreth datës 29 maj. Por, potencoi duke e marrë parasysh se nesër hyjmë në fushatën parazgjedhore, ndërsa para se të përfundojë ajo do të fillojë fushata zgjedhore për Parlamentin Evropian, deri më 29 maj edhe në vendet-anëtare të BE-së do të kemi një gjendje të jashtëzakonshme në të cilën fokusi do të jetë në zgjedhjet, ndërsa jo në procesin eurointegrues. Sipas tij, ajo nuk do të thotë se në këto dy muaj ne nuk do të vazhdojmë me dinamikë dhe tempo të njëjtë, që të arrihen standardet dhe kriteret që i kemi vendosur.
Theksoi se i mirë është vendimi të mos shpallet raporti në prill, sepse konsiderojnë se me shpalljen e përmbajtjes së tij në atmosferë parazgjedhore mund të shkaktohet presion i madh, duke e marrë parasysh se në disa vende anëtare nuk është shumë i popullarizuar zgjerimi i BE-së, zgjerimi me Ballkanin Perëndimor.
“Nëse raporti hipotetik bëhet më 29 maj, vendimi i Këshillit të ministrave është më 19 qershor, që do të thotë gjithsej 20 ditë, ndërsa të gjithë 28 vendet atë raport të BE-së duhet ta miratojnë dhe ta ndërmarrin qëndrimin politik nëse do ta mbështesin. Presim të marrim njërin nga raportet më të mira nga të tjerat deri tani dhe do të marrim rekomandim të pastër kristal, ndërsa vendet anëtare duhet ta miratojnë.
Në vendet tjera anëtare procedura është më e shkurtër përveç në Gjermani dhe Holandë, ku parlamentet e tyre duhet ta sjellin vendimin, ndërsa deri atëherë përfaqësuesit e qeverive në Këshill nuk mund të mbajnë qëndrim. Nëse një vend anëtar nuk ka qëndrim, sepse vendimi është konsensual të gjithë duhet të thonë “po” për fillim të negociatave që të ketë vendim”, potencon Osmani.
Theksoi se qëndrimi i tyre është se cilido qoftë anulim i qershorit mund të kuptohet si porosi e keqe këtu brenda, të krijojë zhgënjime të brendshme, t’i dekurajojë vendet e rajonit, ta ndjekin rrugën tonë, megjithatë ta komplikojë situatën.
Edhe po të mos ketë vendim në një vend-anëtar për arsye teknike, sqaroi, nuk do të ketë aspak vendim në qershor. Potencoi se së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov më 10 prill do të shkojnë në Bundestag, që të sqarojnë se sa e rëndësishme për shtetin është të ketë vendim.
“E ringjallëm idenë evropiane se vetëm me bashkëpunim mes fqinjëve do të arrihet paqe e përmbajtur. Ne atë e bëmë me Marrëveshjen me Bullgarinë dhe me Greqinë dhe jemi vendi i vetëm në rajon i cili nuk ka asnjë çështje të hapur me të gjithë pesë fqinjët. Ne sot mund të kemi seanca ndërqeveritare me cilëndo nga pesë fqinjët tanë dhe në agjendë nuk do të ketë asnjë çështje e cila do të ishte zgjidhje e problemit.
Të martën vjen kryeministri grek, Aleksis Cipras pothuajse me tërë Qeverinë e tij dhe mund të thuhet se ajo është seancë ndërqeveritare mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe në agjendë nuk ka asnjë çështje të hapur, por ka vetëm nënshkrim të marrëveshjeve. Unë do ta nënshkruajë memorandumin për hapje të vendkalimit të dytë kufitar me Greqinë në Kavadar dhe memorandumin për bashkëpunim në suaza të integrimeve evropiane”, theksoi Osmani.
Duke treguar parimin e dytë të BE-së i cili ka të bëjë me unitet në dallimet, tha se kemi situatë kur të dy bashkësitë e mëdha etnike të cilat vetëm para 18 viteve ishin në luftë sot kanë kandidat të përbashkët për president të shtetit. Nëse e shohim fotografinë e madhe se ku ishim para 18 viteve dhe ku jemi tani, sqaroi, ajo është ringjallje, rilindje e idesë evropiane, të vetëm në dallime, ndërsa ai rrëfim nuk mund të arrihet në BeH, në raportin mes Serbisë dhe Kosovës, ne e ringjallëm.
“Në lidhje me parimin e tretë pse meritojmë ta fillojmë këtë proces, u treguam si partner i vërtetë i BE-së edhe në pjesën e politikës së jashtme të sigurisë. Kemi mbi 95 për qind të harmonizimit me politikën e jashtme të sigurisë së BE-së. Vetëm vitin e kaluar kemi parandaluar 17.000 përpjekje ilegale të emigrantëve të hyjnë në BE”, tha Osmani.
Duke u kthyer në pjesën e trajektores së reformës në shtet, në pjesën e kthimit të qeverisjes të së drejtës si parim bazë i BE-së, kontrolli i ndërsjellë i institucioneve dhe institucionet liberale, tha se ka pasur takim me përfaqësuesit e shumë institucioneve që kanë rol në arritjen e këtyre qëllimeve. Vizita e tij e fundit ka qenë në Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, ku drejtori ka potencuar se këto do të jenë zgjedhjet e para ku duhet të ketë monitoring minimal të televizioneve.
“Do të thotë gjithmonë ka pasur mbi njëqind njerëz të cilët i kanë monitoruar për shkak të vlerësimit preliminar se ka mbulim jokorrekt. Këto do të jenë zgjedhjet e para në të cilat nuk do të nevojiten më shumë se 20 monitorues, sepse konstatimi i ASHMAA është se situata në televizione është e shkëlqyer. Kjo tregon në transparencë, në liri të shprehjes,…Paraprakisht e vizitova KSHZ-në. Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme jo për shkak të asaj se kush do të jetë president i shtetit, por për shkak të asaj se çka ndodh muajin e fundit para se të sillet mendimi i Këshillit të ministrave të BE-së”, tha Osmani.
Një kapitull i rëndësishëm në të cilin kemi me çka të lavdërohemi theksoi se është qeverisja e së drejtës dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe krijuam sistem thelbësor për luftë kundër korrupsionit dhe u panë rezultatet.
Porositi se në këto 20 muaj kanë krijuar atë që ai e quan “treshi i shenjtë” i institucioneve, institucione të pavarura për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa ato janë, siç tha, Komisioni antikorruptues, Prokuroria Speciale dhe Trupi koordinues për luftë kundër krimit të organizuar dhe serioz, të cilat treguan rezultate.
“Këto janë tre institucionet e pavarura që e ringjallën sistemin tonë për luftë kundër korrupsionit që është bazë për qeverisje të së drejtës.
Në lidhje me pakon e reformave në shërbimet e sigurisë kemi bërë ndërprerje të kompletuar të shërbimeve të sigurisë nga të gjitha xhepat e trashëguar nga sistemi paraprak. Me formimin e ATO-së , të Agjencisë nacionale për siguri që presim shumë shpejtë të formalizohet duke marrë parasysh se ka pak dallime me opozitën në atë pjesë, do të bëjmë shërim të kompletuar të kësaj situate. Pritet t’i përfundojmë të dy pakot që mbetën, ndërsa ato janë pakoja e shërbimeve të sigurisë dhe Ligji për prokurorinë publike”, shtoi Osmani.