Kandidatët për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut Blerim Reka, Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski sot në hapësirat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor e kanë nënshkruan Kodeksin për zgjedhje të drejta dhe demokratike.
Ngjarjen e ka organizuar Komisioni Shtetëror Zgjedhor në bazë të nenit 8 të Kodit Penal.
Nesër, më 1 prill do të fillojë fushata e zgjedhjeve të gjashta presidenciale në vend.
Gordana Siljanovska është kandidate për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Stevo Pendarovski nga LSDM-ja dhe Blerim Reka kandidat i pavarur për president i përkrahur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa.