Osmani: Ka hapësirë që të gjendet zgjidhje dhe të sillet ligji i ri për Prokurorinë Publike

Nuk është përcaktuar data konkrete për rutën e katërt formale të negociatave midis partive politike për ligjin e ri për Prokurorinë Publike me të cilin duhet të zgjidhet statusi i ri i Prokurorisë Publike Speciale, megjithatë komunikime joformale ka çdo ditë. Akoma ka hapësirë që të gjendet zgjidhje e cila do t’i kënaqte të gjitha palët dhe të sillet ky ligj me konsensus.

Marketing

Pres të vazhdojnë bisedimet që të arrihet konsensus sipas shembullit të konsensusit që u soll Ligji për antikorrupsion dhe konflikt interesash. PSS është një prej tre shtyllave kryesore të sistemit tonë për luftë kundër korrupsionit dhe tentimit tonë për kthimin e qeverisjes të së drejtës.
Këtë sot e theksoi zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas takimit me gazetarët.

“Është i mirë fakti që Qeveria gjegjësisht Ministria e Drejtësisë i pranoi parimet kryesore të opozitës në pikëpamje të këtij ligji dhe është mirë që opozita u kthye me propozim amendamente konkrete, që do të thotë se jemi duke hyrë në bisedime serioze për gjetjen e zgjidhjes.

Ajo që nuk guxon të ndodhë është që të devijohet esenca e këtij institucioni gjegjësisht e këtij ligji, megjithatë vlerësoj se akoma ka hapësirë që të gjendet zgjidhje e cila do t’i kënaqte të gjitha anët dhe të sillet ky ligj me konsensus, duke e pasur parasysh faktin se kredibiliteti i institucionit dhe qëndrueshmëria do të jetë akoma më e madhe nëse arrihet konsensus lidhur me këtë çështje”, tha Osmani.

Lidhur me atë se çfarë do të thotë devijimi i esencës së këtij institucioni, sqaroi se bëhet fjalë për dy parime kryesore edhe atë autonoMEDIAL në funksionin e një prokurorie të tillë të veçantë kundër korrupsionit dhe përfundimi i të gjitha indikacioneve të cilat kanë dalë prej materialeve të përgjuara. Këto janë dy parimet kryesore të cilat nuk guxojnë të devijojnë, theksoi Osmani dhe shtoi se vlerëson se midis tyre ndoshta akoma ka hapësirë të bisedohet me parti politike dhe se duhet të bisedohet për të gjitha çështjet rreth këtyre dy parimeve.
Lidhur korrespondencën e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska, tha se Xhaferi absolutisht ka të drejtë kur thotë se vetëm Kuvendi është ai që mund ta diktojë dinamikën e Dhomës Ligjdhënëse.
“Nëse Xhaferi ka arritur diçka në këtë mandat është ta kthejë rolin e Kuvendit dhe subordinaritetit të të gjitha institucioneve të tjera kundrejt Kuvendit.

Mendoj se ideja e ministres ishte që ta nënvlerësojë Kuvendin, kam biseduar edhe më të, por ajo që ishte më shumë në kuptim nëse arrijmë marrëveshje do ta lusim Kuvendin të dalë në ndihmë. Këtu vlerësoj se ndoshta shprehja jopërkatëse në komunikimin me Kuvendin krijoi zemërim tek ai. Ai na përkujton se na ka zgjedhur neve dhe nuk mund ta diktojmë. Por, mendoj se ky nuk ishte qëllimi i ministres, por se do të kërkojmë si Qeveri nga Kuvendi të na mundësojë hapësirë nëse arrihet konsensus”, theksoi Osmani.

Sipas tij, fakti se tashmë kanë filluar me biseda konkrete për propozime konkrete jep mundësi që të gjendet zgjidhje.
“Duhet të inkurajohen partitë politike të vazhdojnë të komunikojnë, pasi kur u arrit zgjidhje për shumë çështje të tjera, mendoj se edhe në këtë pjesë mund të gjejmë zgjidhje. Fillimisht është e rëndësishme të arrihet konsensus”, shtoi Osmani. .