Eurointegrimet, Marrëveshja e Prespës dhe ekonomia, sipas analistëve do të jenë temat që do të dominojnë në fushatën 20 ditore të kandidatëve presidencial Pendarovski, Siljanovska dhe Reka.
Analisti politik Agim Jonuz pret që nga tre kandidatët të dominon një retorikë negative. Sipas tij mitingjet nuk do të kenë ndonjë ndikim të madh ndaj qëndrimeve të votuesve.
Vetë sloganet nën të cilat kandidatët do të udhëheqin fushatën presidenciale, sipas Jonuz, qartë tregojnë se ku do ta bazojnë retorikën Siljanovska, Pendarovski e Reka.
“Mendoj se votuesit tanimë janë përgatitur se për cilin kandidat do të votojnë. Pres një fushatë shumë negative, ku shumë gjëra që do të shfrytëzohen do të jenë të them shumë primitive, ato janë se do të preken edhe në jetën private dhe shumëçka. Zonjën Siljanovska e shoh si një Gjorge Ivanov të ri, nga ana tjetër Pendarovski është një vazhdimësi e pastër e Zaevit. Z.Reka nuk ka çfarë tjetër të thotë përveç Republikës së përbashkët”, thotë për Kanal 5, analisti politik, Agim Jonuz.