Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, bashkë me anëtarët e Shtabit Qendror të partisë për zgjedhjet presidenciale, mbajti mbledhje me shtabin e degës së PDSH-së në Tetovë.
Në mbledhje, siç thuhet në kumtesën e PDSH-së, u bisedua për çështjet organizative, aktivitetet dhe strategjinë e punës së degës së PDSH-së Tetovë gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale.
Informojmë se takime të tilla, Kryetari i PDSH-së, bashkë me Shtabin Qendror të partisë do të mbajë me të gjitha degët dhe shtabet e degëve tē Partisë Demokratike Shqiptare.