Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka nxjerr vendimin për caktimin dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.
Sipas një komunikate për media Thaçi, ka shpallur zgjedhjet për kryetarë në mbështetje të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, duke marrë parasysh shkresën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe pas një procesi të konsultimeve përkatëse me partitë politike dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Në pajtim me këtë vendim, zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në këto katër komuna të Republikës së Kosovës do të mbahen më 19 maj 2019.