Zaev mori mirënjohje për kontributin në paqe, mirëqenie, zhvillim dhe integrim të romëve

Kryetari i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në takim me delegacionin e shoqatës Qendra Kombëtare Rome mori mirënjohje për kontributin në sigurimin e paqes, mirëqenies, zhvillimit dhe integrimit të romëve dhe gjithë qytetarëve tjerë në shtet të cilën e dorëzoi drejtori ekzekutiv i QKR-së Ashmet Elezovski.

Marketing

Nga Qeveria informojnë se në takim, përfaqësuesit e Shoqatës QKR-së, në fjalime të veçanta e kanë njoftuar kryeministrin me punën e tyre dhe qëllimet e programeve, duke theksuar se ata punojnë në përmirësimin e të drejtave, jo vetëm për pjesëtarët e bashkësisë rome, por për të gjithë qytetarët me strukturë të ndryshme sociale dhe etnike, veçanërisht kategoritë më të rrezikuara të margjinalizuara dhe sociale.

“Kjo ditë, 8 Prilli – Dita ndërkombëtare e romëve është mundësi e shkëlqyer t’u tregojmë për të gjithë atë që e punojnë fëmijët, gratë dhe në përgjithësi për të drejtat e romëve, për përmirësimin e cilësisë së tyre të jetës dhe për qytetarët tjerë, sepse aktivizmi i tillë është pasuri e paçmueshme edhe nga ndihma për përpjekjet dhe masat që i ndërmerr Qeveria”, theksoi Zaev.

“Ai nënvizoi se Qeveria është kahëzuar të punojë në aspektet sociale, për përmirësimin e infrastrukturës, kushtet për arsim dhe punësim të pjesëtarëve të bashkësisë rome.

Drejtori Elezovski dhe kryetarja e Bordit Drejtues të Shoqatës, Nada Stojmenova theksuan se Qendra kombëtare rome do të vazhdojë me misionin për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen qytetarët dhe ato grupe më të rrezikuara të cilëve u nevojitet ndihmë sociale, shëndetësore dhe juridike, me qëllim të vetëm për realizimin e inkluzionit social dhe përfshirjen e drejtësisë dhe të drejtave të barabarta për të gjithë, citohet në kumtesën e Qeverisë.