Një këmbësor pesëdhjetë e shtatë vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor që ndodhi sot në bulevardin “Video Smilevski-Bato” në lagjen Novo Lisiçe të Shkupit, kur u godit nga një automjet me targa gjermane, i drejtuar me autorizim nga një shtetase e vendit tonë.
Prokurori operativ publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, së bashku me ekipet e hetimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe përfaqësuesve të Institutit të Mjekësisë Ligjore, kriminalistikës dhe deontologjisë mjekësore mbrëmë kanë kryer ekspertizë.
Sipas të dhënave paraprake, siç citon Prokuroria Publike, aksidenti ndodhi kur këmbësori 57-vjeçar ka dalë nga bulevardi jashtë kalimit të shënuar për këmbësorë. Gjatë kësaj ai është goditur nga automjeti “Shkoda aktavia” me targa gjermane, i drejtuar me autorizim nga një shtetase maqedonase. Nga goditja, këmbësori ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Pas urdhrit të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dhënë në autopsi, ndërsa do të hetohet edhe prania e alkoolit në gjak dhe në urinë tek shoferi i automjetit.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme kërkuan që të kryejnë verifikimin e xhirimeve të video-mbikëqyrjes në objektet përreth dhe të sistemit “Qyteti i sigurt” me qëllim që të konfirmojnë nëse kamerat e kanë regjistruar ngjarjen. Në drejtim të konfirmimit të gjendjes faktike do të lëshohet edhe urdhër për ekspertizë qarkulluese-teknike.