Fuere: Dëshpëruese është që KE-ja lëshon pe para kundërshtarëve të zgjerimit

Ish-ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, Ervan Fuere, thotë se është i dëshpëruar nga kompromiset që Komisioni Evropian i bën me vendet kundërshtare të zgjerimit dhe paralajmëroi se negociatat me vendin janë një test për kredibilitetin e BE-së, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Marketing

Fuere mendon se deklarata e Hanit për fazën përgatitore të negociatave, e cila u orientua ndaj skeptikëve të zgjerimit, paraqet kompromis jo të mirëseardhur me ta, njëjtë edhe shtyrje të raporteve për avancimin.

“Dëshpërues është që Komisioni Evropian nuk i respektoi afatet për raportet për avancimin, që duhej ta bënin këtë javë. Mendon se ky është gabim strategjik. Jemi në dijeni pse e kanë bërë këtë, por sa më shumë që bëni kompromis, as më shumë krijoni mëdyshje dhe aq më shumë e luani lojën e atyre të cilët nuk duan më shumë zgjerim”, mendon kështu ish-ambasadori në vend.

Ai konsideron se deklaratat dhe lëvizjet e tilla nuk ndihmojnë dhe se Komisioni duhet të fokusohet në atë që t’i sqarojë opinionit se cilat janë beneficionet nga zgjerimi dhe se shpreson se nuk do të ketë shtyrje të vendimit për negociatat në muajin qershor.

“BE-ja po përballet me sfidë kritike, nëse nuk i sjell vendimet që presim për t’i sjell, me të vërtetë do të minohet kredibiliteti i angazhimeve të BE-së ndaj zgjerimit, është mirë të thuhet se nuk duhet të shpejtohet, por këto vende kanë marrë premtim se nëse i fillojnë reformat, përpjekjet e tyre do të shpërblehen dhe veçanërisht në rastin me Maqedoninë e Veriut dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës”, thotë Fuere për MIA-n.

Si edhe shumica e diplomatëve në Bruksel, ai mendon se PSP-ja duhet të vazhdojë të punojë pa pengesa dhe është i brengosur nga kufizimet e mundshme në punën e saj si rezultat i kompromiseve me opozitën.

“Jam i brengosur kur e shoh numrin e kompromiseve që bëhen në ligjin e ri për PSP-në, sepse kjo jep përshtypje se roli i saj mund të minohet, prokurorja duhet të luaj rol kyç për të sjell drejtësi për krimet nga e kaluara, të mos harrojmë se slogani i atyre të cilët zhvilluan fushata për ndryshime ishte se nuk ka paqe pa drejtësi”, përkujton ish-ambasadori i BE-së në vendin tonë.

Ai paralajmëron edhe se madje edhe të mos ketë negociata në qershor, Qeveria dhe të gjithë faktorët kryesorë nuk guxojnë të heqin dorë nga përpjekjet reformuese dhe askush nuk guxon këtë ta shfrytëzojë në synime politike.

“Dobësia më e madhe që e kishte Maqedonia e Veriut në vitet paraprake ishte mungesa e konsensusit politik, veçanërisht për politikën e jashtme dhe Qeveria e Zaevit e tregoi rëndësinë e konsensusit politik, madje edhe po të mos ketë vendim në qershor edhe unë e kuptoj dëshpërimin që të shfaqet në Maqedoninë e Veriut, kjo nuk guxon të interpretohet si arsyetim për shtyrjen e reformave”, theksoi fyere për MIA-n.