Partia më e madhe maqedonase në opozitë VMRO-DPMNE sot përmes një kumtese me shkrim thonë se Zaev dhe Pendarovski janë personifikimi i politikave korruptuese dhe i vjedhjes klasike të parave të qytetarëve.
“Që kur LSDM dhe Zaev erdhën në pushtet, shteti po varfërohet, qytetarët jetojnë në mjerim, ndërsa Zaev dhe karteli rreth tij po pasurohen. Ekonomia është në fund për shkak të politikave katastrofale që i udhëheq pushteti i LSDM”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Nga kjo parti thuhet se në kushte kur e gjithë Evropa shënon rritje të normës së BVP, ekonomia e Maqedonisë ngelet aty. “Në mungesë të investimeve të veta që do të siguronte vende të reja të punës dhe sigurim për jetë më të mirë, Zoran Zaev po lavdërohet dhe fotografohet me investitorë të huaj që i solli OBRM-PDUKM”, thonë nga kjo parti duke përmendur investitorët e huaj që i ka sjellur dhe se LSDM dhe Zaev tashmë dëshmuan se s’kanë kapacitet të sjellin investime të huaja dhe as të përmirësojnë kushtet e investimit të firmave private.
“Qytetarët ende nuk e kanë parë asnjë përfitim nga karteli kriminal i udhëhequr nga Zaev, ndërsa LSDM të vetmet gjë që arriti është t’o rrisin bizneset e funksionarëve të tyre, në llogari të qytetarëve që varfërohen”, thonë nga partia opozitare.