Shtatë vite nga vrasja e pesëfishtë në Smillkovë

Para saktësisht 7 viteve, më 12 prill të viti 2012, ndodhi vrasja e pesëfishtë në afërsi të liqenit të Smillkovës.
Në këtë rast u vranë katër persona në moshë prej 18 deri më 21 vjeç nga lagja e Radishanit dhe një 45-vjeçar peshkatarë nga fshati Creshevë.

Marketing

Jo shumë pas vrasjes, më 1 maj të vitit 2012, në aksionin policorë, policia arrestoi më shumë persona, më pas akuzoi 7 prej tyre për veprën “terrorizëm”.

Pas një procesi të gjatë gjyqësor, Gjykata Penale në Shkup dënoi me burg të përjetshëm Alil Demirin, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi Azirin, Sami Lutën, Haki Azirin, ndërsa Rami Sejdin e liroi nga akuza.

Gjykata Supreme në dhjetor të vitit 2017 hodhi poshtë aktvendimin e shkallës së parë dhe ktheu lëndën në rigjykim, me çka të akuzuarit u liruan të mbrohen në liri.

Për momentin aktakuzën për rastin “Monstra” e përfaqëson Prokuroria Speciale Publike, pasi që në kohën e shpalosjes së të ashtuquajturave “bomba” nga tani kryeministri, Zoran Zaev, u fol se ka biseda të përgjuara që kanë të bëjnë me rastin “Monstra”.

Në seancat e fundit për këtë rast u dëgjuan biseda telefonike nga të akuzuarit, me çka u përjashtua publiku me arsyetimin se bëhet fjalë për masa të veçanta të sigurisë.

Për momentin rasti ndodhet në fazë të dëshmive, ndërsa akoma PSP nuk ka bërë të ditur hollësi për dëshmitë nga përgjimet dhe kur të njëjtat do të publikohen.

Për organet e ndjekjes akoma janë të pakapshëm Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq.