Qyteti i Shkupit thirrje për subvencionimin e biçikletave

Qyteti i Shkupit permes thirrjes publike ftoi të gjithë qytetarët që të aplikojnë për subvencionim të biçikletave me qëllim që ta stimulojë përdorimin më të shpeshtë të tyre. Mjetet që Qyteti i Shkupit do t’i subvencionojë janë në vlerë prej 50 % nga vlera e biçikletës, por jo më shumë se 3.000 denarë për person, me tatim të përfshirë personal të të ardhurave, ndërsa për herë të parë edhe njerëzit me aftësi të kufizuara fizike do të kenë mundësi të aplikojnë për shpalljen.

Marketing

“Strategjia e administratës së Qytetit të Shkupit, është mundësimi i transportit alternativ në qytete. Pra siç e dini rrëmuja në Qytetitn e Shkupit nuk ka te ndalur sidomos ne aspektin e automjeteve, edhe subvencionet me biçikleta që i japim është nje imput në rregullimin e komunikacionit si dhe edhe imput në mjedesin jetësor” – u shpreh zëdhënësi i Qytetit të Shkupit, Valon Salihu.

Por edhe përkundër masavae të shpeshta nga autoritet për të stimuluar përodrimin e biçikletës si mjet më kapshëm financiarisht dhe ekologjik, qytetarët e anketuar nga TVM2 ankohen për mungesë të korsive adekaute për biçiklta.
“Jo ska vend te mjaftushem, mezi ia dalim si “lepuri prej qenit”, krejt vendet janë të zanta këndej s’ka hiç, a andej ka ura gurit ka, shumë pak këtu në Çair, qysh duhet me qenë nuk është”.

“Nuk ka vend te mjaftushem, jo vetem per biçikleta per invalida nuk keni kurgjo hiç, per biçikleta hiç, per pleq njejt. Jemi shumë larg Europës”.

“Besoj që 80 përqind jo, ndrësa 20 prëqind në qendër. Nuk ke shanc të deportosh nga veturat, veç shkoni dhe xhironi në Xhon Kendedi, njeri i gjallë të kaloj” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

Nga Qyteti I Shkupit, shprehen se janë në dijeni per gjendjen momentale jo vetem në Çair por në të gjithë qytetin por premtuan që brenda këtij mandatit Shkupi do të ketë një rrjet të moderizuar të korsive të biçikletave.