Mungesa e votuesve, ulet për 82 numri i vendvotimeve

Në 82 vendvotime në zgjedhjet presidenciale votuesit e regjistruar nuk do të mund të realizojnë të drejtën e tyre të votës në vendbanimet ku jetojnë. Vendvotimet që do të kenë më pak se 10 votues nuk do të ekzistojnë më.

Marketing

Një prej vendeve është edhe fshati Divnje në Komunën e Petrovecit. Divnja gjendet 37 km larg qendrës së Shkupit.
Aritëm në mes të fshatit por nuk kishte asnjë lëvizje.
Fshati duket se është i boshatisur.

Dyert të mbyllura me dry, dhe asnjë zë nuk dëgjohej.
Gjetëm disa të moshuar që kishin dalë për të mbushur ujë.
Ane 77 vjeçar, njëri nga të paktët banorë që kanë mbetur në fshat, kujton ditët kur fshati ishte i mbushur me banorë.
E mban mend edhe shkollën e fshatit të mbushur me nxënës, e cila tani po shfrytëzohet si stallë për bagëtitë.

“Kushtet mos pyet, pa banorë. Më herët mos të gënjejë por përafërsisht secila shtëpi kishte nga 6-7 banorë.
Ndërsa tani janë 7 banorë në të gjithë fshatin. Më herët ishim diku 90 shtëpi”, u shpreh Ane Simeone, banor.
Nadezhda Ilievska jeton e vetme në fshat. Ajo thotë se deri para 4 vjetëve fshati ishte i mbushur me njerëz ndërsa tani kanë mbetur vetëm pak banorë.

“Shumë banorë kishte më herët, para 3-4 vitesh kishte shumë banorë. Po gjatë stinës së dimrit nuk ka autobus, ndërsa ende nuk është lëshuar tani. Edhe ai që vjen, vjen vetëm tre herë në javë, në mbrëmje dhe në mëngjes”, tha Nadeshta Ilievska.

Nga KSHZ-ja thonë se në këtë fshat janë 8 votues ndërsa, banorët thonë se nuk janë, dhe se kanë mbetur vetëm dy votues ku edhe ato dy nuk do të mund të votojnë meqenëse dokumentet e identifikimit janë djegur bashkë me shtëpinë e tyre.
Nga Divnja po shkojmë drejt Brodecit të Gostivarit.
Në këtë sipas listës zgjedhore ka 8 banorë.
Aritëm deri në fshatin Vërben.

“Nga Shkupi udhëtuam drejt Brodecit të Gostivarit për të parë 8 votuesit e mbetur në këtë fshat për shkak të rrugës së paasfaltuar, nuk mundëm të ngjitemi drejt fshatit”, Afrim Jonuzi, gazetar.

Nga fshati Vërben deri në Brodec kishte edhe 20 km rrugë e cila nuk mundeshte të kalohej pa pasur ndonjë foristradë.
Admir Shabani, zëdhënësi I KSHZ-së thotë se votuesit do të mund të votojnë në vendet tjera që do t’u caktohet në fshatin më të afërt që ka më shumë se 10 banorë.

“Janë gjithsej 82 vendvotime të cilat nuk e plotësojnë kushtin sipas nenit 165, paragarafi 3 të kodit zgjedhor. Do të thotë këto vendvotime kanë më pak se 10 votues dhe duke pasur parasysh se çdo qytetar e ka të drejtën e votes, normalisht duke i plotësuar kushtet sipas kodit zgjedhor, këto votues që gjenden të regjistruar do të transferohen në vendvotimet më të afërta”, u shpreh zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani.

Vendvotimi 2380 në Petrovec fshati Qolia dhe vendvotimi me numër 2235 në Çashkë, fshati Çashkë, nuk kanë asnjë votues të regjistruar.