Partia Liberale përsëri ka kërkuar nga Qeveria dhe Ministria e Financave, që të bëjnë ndryshime në Ligjin për tregëti, me çka do të ndalohet tregëtia me pakicë dhe shumicë të dielave dhe gjatë festave.
Ata propozojnë që të bëhen ndryshime në nenin 25 nga Ligji për Tregëti, me çka shitoret të cilat ndodhet në ndërtesat kolektive dhe ndërtesat afariste nuk mund të fillojnë me punë para orës 6 dhe duhet të përfundojnë deri në ora 16:00.
Në këtë mënyrë, siç thonë nga PL, do të barazohen kushtet për punë në sektorin privat me kushtet për punë në administratën shtetërore, ndërsa qytetarët do të kenë më tepër kohë me familjarët.