Zaev: Të bashkohemi mbi të gjitha bazat dhe të vazhdojmë përpara

Kryeministri Zoran Zaev sot nga Strumica në përvjetorin e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend, dërgoi mesazh për bashkim dhe vazhdim të rrugës përpara, duke theksuar se nga drejtësia e vendimeve individuale varet e ardhmja e vendit.

Marketing

E dërgoj mesazhin e unitetit mbi të gjitha bazat dhe bëj thirrje që të vazhdojë përpara. Së bashku e kemi vendosur shtetin në rrugën e drejtë. Shteti ynë dhe do të jetë shtëpi e lumtur për të gjithë qytetarët. Dhe nga kjo rrugë, nuk ka kthim prapa. Por duhet të jemi koshientë për rëndësinë e çdo vendimi tonë individual. Për shkak se, sfida gjithmonë ka, ndërsa nga vendosshmëria jonë dhe nga drejtësia e vendimeve tona varet edhe e ardhmja personale dhe e ardhmja e fëmijëve tanë dhe e shtetit tonë”, tha Zaev.

Ai theksoi se data e sotme, 27 prilli është alarm drejt të cilit çojnë politikat e ndarjes dhe politika e mbajtjes së llogarisë vetëm për interesa personale.

Bëri thirrje se tani është koha, kur siç tha secili duhet të veprojë me ndërgjegje, për të mirën e fëmijëve tanë dhe për të ardhmen e mirë të vendlindjes.