Deri në mes të muajit, Kryeministri Zoran Zaev pret që Parlamenti ta miratojë Ligjin mbi Prokurorinë Publike, me të cilin gjithashtu zgjidhet statusi i Prokurorisë Speciale. Pengesë të negociatave, tashmë të filluara me VMRO-DPMNE-në, janë edhe zgjedhjet presidenciale. Zaev njoftoi se nga e hëna do të përfshihet personalisht në proces, në mënyrë që të sigurohet mbështetje edhe nga opozita dhe Ligji të votohet me 2/3 e votave.
Unë jam i gatshëm të përfshihem nga 6 maji e tutje, por së pari ministrja e drejtësisë do ti saktësojnë të gjitha këto detaje rreth bisedimeve. Qëllimi është nëse mundemi diku deri më datën 10 -15 maj, të përfundojmë, do ishte mirë sepse mbyllet raporti i Komisionit Evropian”- u shpreh Zoran Zaev, Kryeministër
Nga VMRO-DPMNE theksuan se asnjë kompromis nuk është arritur rreth negociatave, për fatin e PSP-së. Vullnet për kompromis ka, si te ata ashtu edhe te pushteti.
Për momentin po punojmë në analiza, po punojmë, në siç thashë, përpunimin shtesë të disa qëndrimeve dhe drejtimeve që i kemi si VMRO-DPMNE, ashtu që në ditët e ardhshme do të keni më shumë informacion rreth këtij procesi”- theksoi Dimçe Arsovski -Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së
VMRO-DPMNE dorëzoi 65 amendamente për ligjin e prokurorisë. Pushteti pranoi disa prej tyre që nuk e rrezikojnë statusin dhe autonominë e PSP-së. Megjithatë, pengesë kryesore e marrëveshjes janë disa raste aktuale të drejtuara nga Katica Janeva, kryesisht rasti “Talir”, në të cilin, sipas opozitës, ekziston rreziku i dëmtimit të funksionimit të mëtejshëm të tyre