Zbulim, uji në tokë erdhi nga asteroidet

Shkencëtarët kanë zbuluar gjurmë të ujit në mostrat e një asteroidi, i supozuar më parë të jetë i thatë, duke rritur kështu mbështetjen për një teori që mund të shpjegojë se si u krijuan oqeanet e Tokës. Hulumtuesit nga universiteti shtetëror i Arizonës ri-shqyrtuan mostrat e mbledhura nga sonda e parë e Japonisë Hayabusa në vitin 2010.

Marketing

Anija kozmike kapi përafërsisht 1,500 grimca në total kur vizitoi asteroidin gjatë misionit të parë për marrjen e mostrave të asteroideve. Hulumtimi ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të përbërjes së ujit dhe hidrogjenit që janë ‘të padallueshme nga Toka’, duke sugjeruar se asteroidet e pasur me ujë janë shumë më të zakonshëm se sa mendohej më herët.

Hulumtuesit tani thonë se një përplasje me një asteroid të ngjashëm në historinë e planetit tonë mund të kishte qenë përgjegjës për shpërndarjen e gjysmës së ujit në Tokë.

Marketing