Arsenali fiton betejën e parë, 90 minuta larg finales

Arsenali e ka mposhtur 2-1 Valencian në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes tyre në Europa League.

Marketing

Gjysmëfinalja e parë në Europa League i ka takuar “Topçinjve”. Të besuarit e Unai Emery kanë triumfuar me përmbysje kundër Valencias në Emirates, sfidë që përfundoi 2-1, raporton Gazeta Express.
Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Emirates”, Valencia kaloi e para në epërsi.

Ishte Mouctar Diakhaby ai që shënoi me kokë në minutën e 11’ për t’i befasuar vendasit ende pa nisur mirë takimi.
Por, shtatë minuta më vonë, në atë të 18’, Pierre-Emerick Aubameyang kreu gjithë punën për të pasur topin te Alexandre Lacazette që shënoi për 1-1.

Pak minuta më vonë, në atë të 26’, francezi shënoi një tjetër gol, për 2-1, për të përmbysur gjithçka në këtë takim. Aubameyang, që bëri paraqitje fantastike, arriti ta gjejë golin dhe shënoi për 3-1 në minutën e 90’ për t’ia siguruar fitoren 3-1 Arsenalit.

Arsenali shkon me rezultat shumë pozitiv në Spanjë javën tjetër, por duhet të jenë të kujdesshëm, ende s’ka përfunduar asgjë. Sfida e kthimit pritet të jetë e zjarrtë në një stadium historik, siç është ai i Mestallas.