Lionel Messi ka ndërtuar një pasuri të pabesueshme gjatë viteve, pasi paguhet jashtëzakonisht shumë si futbollist, ndërsa të ardhura marramendëse edhe nga reklamimet.
Ylli i Barcelonës ka ndërtuar një karrierë të shquara si futbollist dhe shihet si prej më të mirëve në histori.
Messi e ka ndihmuar klubin katalanas për 10 tituj në La Liga dhe katër trofe të Ligës së Kampionëve, plus tituj të tjerë vendor dhe botërorë.
Paga e tij është rritur vazhdimisht gjatë viteve, duke e mbajtur atë në Camp Nou gjatë gjithë karrierës së tij.
Kontrata e tanishme e Messit është valide deri në verën e vitit 2021, por Barcelona tashmë po punon për një marrëveshje të re.
Presidenti i Barcës, Josep Maria Bartomeu, dëshiron që sulmuesi të jetë përgjithmonë i lidhur me klubin.
Pagat e Lionel Messit
L’Equipe raportoi në fillim të këtij viti se Messi merr 7.3 milionë funte në muaj (8.5 milionë euro në muaj).
Kjo i bie se ai merr aktualisht rreth 1.7 milion funte në javë (2 milionë euro), ose 87.6 milionë funte në vit (102 milionë euro).
Shifrat e dhëna përfshijnë shpërblime (bonuset) dhe parat tjera që vijnë nga reklamat që ai bënë e janë llogaritur si pagë bazë e Messit.
I njëjti raportim thotë se ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është lojtari i dytë më i paguar në botë me 4.1 milionë funte në muaj.
Vlera e pasurisë së Lionel Messit
Të ardhurat e jashtëzakonshme mujore të Messit janë rritur më edhe më shumë nga një gamë e gjerë sponsorizimesh dhe përkrahjesh.
Ai është pjesë e reklamave të Adidas, Pepsi dhe Konami për marketingun e tyre sportivë.
Sumuesi i Barcelonës ka qenë edhe fytyra e kompanive globale si Gillette, Turkish Airlines dhe Tata Motors.
Në përgjithësi, vlera neto e pasurisë së Messit vlerësohet rreth 310 milionë funte (361 milionë euro / 400 milionë dollarë), sipas Celebrity Net Worth.
Duhet cekur se pagat e argjentinasit në të shkuarën nuk kanë qen kaq të larta.