Ka filluar zyrtarisht procesi i votimeve për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Procesi ka filluar sot në orën 7:00 në gjithsej 3,480 vendvotime në vend, ndërsa dje është mbajtur procesi në 32 qendra jashtë vendit.
Procesi mbyllet në orën 19:00. Janë gjithsej 1,808,131 qytetarë të regjistruar në listën e zgjedhësve. Zgjedhjet presidenciale monitorohen nga 3,381 vëzhgues vendas dhe rreth 520 vëzhgues të huaj, të akredituar nga KSHZ.
Vëzhgues kanë edhe ambasadat e shteteve të huaja: Rusia, Franca, Britania e Madhe, Suedia, Hungaria, Italia, Shqipëria e Sllovakia. KSHZ ka akredituar 289 përkthyes.