Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Micksoki tha se Gordana ka humbur si pasoj e një falsifikimi të rëndë.
“Sot kishte kërcënimi, gishta të shpejt, indikacione për blerje të votave. Këto nuk janë vlera evropiane. Maqedonisë për këtë arsye i nevojitet qeveri teknike që do të garanton zgjedhje të drejta. Për këtë shkak Zoran Zaev iku nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Këtë nuk e them për të kërkuar alibi. Këtë nuk e them për të kërkuar alibi, por kjo është e vërteta e hidhur”, tha Mickoski.
Ai tha se kjo qeveri e Zaevit, është e vetëdijshme se është e kaluar dhe do të rrëzohet.
“Do t’i mposhtim së bashku me popullin, me popullin e ndershëm. Ata e dinë se kjo është rezultat i keq për ata. Rezultati është pasoj e tregtisë, dhe t;i këtë e di Zaev. Por, kjo do të rëndoj edhe Pendarovskit Stevo.
Sot Maqedoni zgjohet në realitet të ri, që nënkupton qeveri të deliegjitmuar”, shtoj më tej Mickoski.