VMRO: Siljanovska fitoi në numrin më të madh të komunave

VMRO-DPMNE dhe Gordana Siljanovska Davkova fituan në numrin më të madh të komunave të Republikës së Maqedonisë.
Kështu thekson partia opozitare VMRO-DPMNE në kumtesë duke potencuar se Siljanovska Davkova ka fituar më shumë vota se në rrethin e parë.

Marketing

Sipas tyre, anëtarësia e VMRO-DPMNE-së ka qenë nën përndjekje konstante politike dhe se pushteti është shërbyer me të gjitha metodat.

VMRO-DPMNE thekson se Gordana Siljanovska Davkova dhe VMRO-DPMNE-ja kanë fituar në: Zelenikovë, Aerodrom, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Kisella Vodë, Sopishte, Petrovec, Ilinden, në Butel është barazim, ka fituar edhe në Manastir, Veles, Kavadar, Gjevgjeli, Prilep, Sveti Nikole, Shtip, Bosilovë, Vallandovë, Vasilevë, Vevcan, Vinicë Gradsko, Debërcë, Demir Kapi, Zërnovc, Karbincë, Kratovë, Krivogashtan, Lozovë, Makedonska Kamenicl, Makedonski Brod, Mogillë, Negotinë, Novac, Pehçevë, Probishtip, Rosoman, Nagoriçan i Vjetër, Çeshinovë Obleshevë dhe barazim është në Radovish.