Ministri i Kulturës Asaf Ademi sot do të jep dorëheqje, njoftojnë burime të gazetës Lajm. Sipas këtyre burimeve, Ademi jep dorëheqje për shkaqe shëndetësore. Informacionin e kanë konfirmuar edhe burime të larta partiake të Alternativës.
Sipas këtyre burimeve, kjo parti mbetet në Qeverinë e Zaevit, por nuk dihet nëse do të vazhdojë ta drejtojë ministrinë e Kulturës sepse ka gjasa të ketë ndryshim të resorëve ministror. Asaf Ademi ka paralajmëruar për sot në mesditë një konferencë për media ku pritet të konfirmojë dorëheqjen e tij.