PSZH ofron 15 mln në sezon për trajnerin e Juves

Masimiliano Allegri është vënë në shënjestër nga Paris Sen Zhermeni. Kampionët e Francës e kanë shprehur edhe në të kaluarën pëlqimin e tyre për trajnerin e “Zonjës” dhe, sipas “Gazzetta.it”, janë gati t’i ofrojnë 15 milionë euro në sezon, dyfishin e rrogës që tekniku merr tek Juventus. Gjithçka do të jetë më e qartë pas takimit që do të zhvillohet mes Allegri-t dhe drejtuesve të klubit torinez. Çfarë do të bëjnë bardhezinjtë nëse Alegri do të vendosë të transferohet në Francë? Emri i parë në listën e kampionëve të Serisë A është ai i Antonio Konte, por ëndrra mbetet Pep Guardiola.

Marketing
Marketing