Presidenti iranian: Diplomacia me SHBA-të sot është e pamundur

Sipas presidentit të Iranit, Hasan Rouhani, aktualisht është e pamundur që të ketë diplomaci me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka kërkuar më shumë pushtet për qeverinë në Teheran, në mënyrë që të përballet me këtë luftë ekonomike që po i bëhet vendit.

Marketing

Përshkrimi i rrugës së diplomacisë me administratën Trump nuk është e mundur. Është kjo deklarata e presidentit Iranian Hassan Rouhani, duke shpjeguar se ai e mbështet dialogun dhe diplomacinë, por rrethanat aktuale nuk janë të përshtatshme për dialog dhe zgjedhja e vetme që i mbetet Teheranit është rezistenca ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Duke kritikuar SHBA-të për luftën ekonomike që po i bën Iranit, Rouhani gjithsesi theksoi se nuk do të jetë Teherani që do të bëjë lëvizjen e parë ushtarake. Ai premtoi ndër të tjera se nuk ka ndërmend të kalojë në histori si presidenti që shkaktoi një konflikt.

Presidenti iranian theksoi se nëse vendi i tij do të kishte dalë nga marrëveshja për programin bërthamor i 2015-s, si pasojë e provokimeve të SHBA-së, atëherë përveç Uashingtonit dhe Kombet e Bashkuara e pjesa tjetër e botës do të kishin vendosur sanksione ndaj vendit.

Sipas tij, ndër të tjera për t’u përballur me luftën ekonomike të nisur nga Shtetet e Bashkuara kundër Iranit, qeveria ka nevojë për më shumë pushtet, si ai që iu dha Këshillit të Lartë të Luftës, i cili u krijua gjatë konfliktit me Irakun në vitet ’80.

Republika islamike, sipas Rouhanit po përballet me vështirësi shumë të mëdha në sektorin bankar dhe në shitjen e naftës. E për këtë arsye sot qeveria iraniane ka nevojë për më shumë pushtet.