Pendarovski shpall konkurs për tre këshilltar, ja sa do të jetë paga

Kabineti i Presidentit Stevo Pendarovski shpalli konkurs për përzgjedhjen e tre këshilltarëve specialë, paga bazë e të cilës do të jetë prej 30.000 deri në 50.000 denarë.

Marketing

Në konkursin i cili do të jetë aktiv deri të premten, Pendarovski kërkon një këshilltar për çështjet e politikës së jashtme, të mbrojtjes dhe sigurisë dhe një këshilltar për çështjet e politikave të brendshme.

Kushtet e përgjithshme, kandidatët duhet të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë Veriore, të jenë të moshës madhore dhe të mos jetë i dënuar ose të ketë ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës me anë të një vendimi përfundimtar të gjykatës.

Kontrata e punësimit për kandidatët do të jetë për një periudhë të caktuar kohore. Punësimi i këshilltarit zgjat deri në fund të mandatit të Pendarovskit.