Sipas sistemit AKMIS, rasti për vlerësimin e akuzës për organizatorët dhe porositësit e dhunës së “27 prillit” i ka rënë gjykatëses Dobrilla Kacarska.
Megjithatë, ajo kërkon që kjo lëndë t’i merret nën pretekstin se tashmë ka qëndrim për ndodhitë e 27 prillit. Kjo do të thotë se Kacarska as nuk do të vlerësoj akuzën, e as nuk do të gjykojë lëndën nëse pranohet akuza.
Pas kërkesës së Kacarskës, lënda përsëri është vendosur në sistem dhe i është ndarë gjykatësit Goran Boshevskit. Përndryshe Kacarska ka qenë gjykatësja kryesore për dhunën e 27 prillit, ndërsa për këtë solli vendim gjyqësor, dënim me burg prej gjithsej 211 viteve për të gjithë të dënuarit.