Publikimi I fundit në rrjetet sociale, ia një bisede që ka të bëjë me rastin “Monstra”, sipas avokatit mbrojtës Naser Raufi, mund të pengojnë vetë rastin.
Gjithsesi, biseda e publikuar sipas Raufit është dëshmi se në montimin e këtij rasti janë involvuar edhe persona pa kompetencë që nuk kanë të bëjnë me prokurorinë e gjyqësorin.
“Bomba” e djeshme tregon që në këtë rast janë përzier edhe persona tjerë që nuk kanë kompetencë, persona që nuk kanë të bëjnë as me prokurorinë as me gjykatën, persona që janë nga jeta politike publike. Mund të them që është lejuar të ndërhynë persona pa kompetencë që ka ndikuar që rasti të marr një kahje tjetër nga ajo që duhet sipas ligjit. Mendoj se kjo përzierje e pa kompetencë ka ndikuar që të jetë një montim naiv. Vet këto përgjime tregojnë se si ka ardhur edhe deri te burgosja”, u shpreh avokati mbrojtës Naser Raufi.
Raufi fajëson PSP-në që nuk I ka prezantuar tashmë 3 vite këto biseda , edhe pse pikërisht bombat e tilla ishin arsyeja për marrjen e këtij rasti nga Specialja.
“Me këtë edhe praktikisht u devalvua edhe roli i PSP ,tash nuk e shoh të nevojshme se pse është involvuar në këtë rast .Faji është të PSP që pa nevojë priti një interval kohorë të gjatë që ti japë bombat. Bile dhe vet PSP tha që në fund do ti jap këto bomba që nuk është sipas Ligjit. Kompetenca që mori PSP ,duheshte që menjëher ti prezantojë këto bomba. Duheshte unë edhe atëherë deklarova me katër pesë seanca të marrë fund , bombat do të sjellnin fundin e seancave Gjykimi ka marrë një kahje tjetër të panevojshme sipas meje me përgjegjësinë absolute të PSP-së pasi praktikisht nuk shihet edhe fundi më i kësaj lënde. Paramendoni ne jemi në gjykimin e shkallës së parë ndërsa nuk jemi as në gjysmë të seancave për të marrë aktgjykimin e shkallës së pare”, theksoi Raufi.
Për momentin procesi gjyqësorë është në fazën e dëshmive të palës mbrojtëse. Seanca e radhës është caktuar më 24 qershor.