Ministrja e jashtme e Norvegjisë Soreide për vizitë pune në vend

Ministrja për Punë të Jashtme e Mbretërisë së Norvegjisë Ine Eriksen Soriede sot do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Në kuadër të vizitës, ministrja Erkisen Soreide do të takohet me kolegun e tij, ministrin e jashtëm Nikolla Dimitrov.

Siç ka informuar MPJ, pritet që fokusi i bisedimeve të jetë anëtarësimi i plotfuqishëm i vendit në NATO si dhe dinamika e zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale maqedono- norvegjeze.
Gjatë kohës së vizitës së punës, ministrja Eriksen Soreide do të takohet edhe me kryeministrin Zoran Zaev dhe me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Bujar Osmani.