Fillon me punë qendra për kontroll të pikëpagesave dhe rrugëve

Qendra për kontroll të pikëpagesave dhe rrugëve, përmes së cilës bëhet monitorimi i të gjitha stacioneve për pagesë, si dhe rregullimi i komunikacionit në rrjetin e autostradave në vend, do të hapet zyrtarisht sot në pikëpagesën Petrovec.

Marketing

Në hapjen, siç paralajmërohet, do të marrin pjesë kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev , ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugarevski dhe drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Zoran Kitanov.

Qendra është pjesë e projektit për modernizimin e rrugëve dhe është investim prej rreth 18,6 milionë euro. .