Sheiku arab vdes papritur në Londër

Një princ i kurorës nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka vdekur në Londër, njoftuan autoritetet e vendit.

Marketing

Sheiku Khalid bin Sultan Al Qasimi u nda nga jeta të hënën në moshën 39-vjeçare.

Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së tij.

Djali i sunduesit të emiratit të Sharjah, punonte si stilist për markën e modës Qasimi.

Tri ditë zie kombëtare janë shpallur në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku lutjet për funeralin pritet të mbahen të mërkurën.

Babai i tij, Sheiku Dr Sulltan bin Muhammed Al Qasimi, drejtoi Sharjah që nga viti 1972.

Ai shprehu dhimbjen e tij në një postim Instagram, duke thënë se djali i tij ndodhej “në kujdesin e Perëndisë”.

Në një deklaratë, shtëpia e modës tha se princi i kurorës kishte vdekur “papritur”, por nuk dha informacion të mëtejshëm për vdekjen e tij.

Ai u nda nga jeta në një rezidencë në Knightsbridge. Policia tha se një autopsi u bë të martën po priten rezultatet e testeve të mëtejshme.