Jemi në sezon eklipsesh e pasi lamë pas atë të diellit më 2 korrik, një tjetër eklips hënor na pret më datë 16 ! Ai i disa ditëve më parë ishte në shenjën e Gaforres, por eklipsi i dytë do të do jetë në shenjën e seriozëve të zodiakut, Bricjapit ! Është koha të shtrëngoni rripin pasi efektet e këtyre ‘ngjarjeve qiellore’ do i ndjeni për muaj me radhë. Hëna e plotë e 16 korrikut në Bricjap kalon mes për mes hijes së Tokës, duke krijuar një eklips hënor të pjesshëm. Nëse eklipset diellore janë të gjitha rreth fillimeve të reja, eklipset hënore janë rreth çështjeve kulminante. Le të shohim se çfarë do të thotë kjo dozë e dyfishtë e energjisë së eklipsit për shenjën tuaj këtë muaj.
Dashi
Hiqni dorë nga ambiciet e vjetra që nuk do ju plotësojnë më edhe nëse i arrini!Keni ndryshuar kështu që vendosini vetes qëllime të reja.
Demi
Fusha e karrierës do të jetës ajo që do të shkëlqejë këto kohë! Do të promovoheni, njerëzit do t’ju besojnë ide dhe ju do të ngrini emrin tuaj.
Binjakët
Do t’ju duhet të ndryshoni disa besime që keni pasur për veten, për mënyrën si menaxhoni paratë apo vetën jetën tuaj. Është koha për një vështrim të ri në jetën tuaj.
Gaforrja
Pranoni ndryshimin! Pasi të dilni nga guaska mos lejoni askënd t’ju bëjë të besoni se nuk vleni apo jeni më të “vegjël” nga ç’jeni! Besojini vetes.
Luani
Shëndeti juaj do të jetë prioriteti juaj. Ka ardhur koha të hiqni dorë nga një zakon, e mos t’i ktheheni më kurrë këtij të fundit.
Virgjëresha
Një marrëdhënie dashurie do të kulomojë dhe do të vijë një pikë që të dy do të kuptoni se është koha për të bërë hapa përpara. Urime
Peshorja
Do të përjetoni një transformim rrënjësor në fushën profesionale e përpos kësaj do të keni guximin të lini një ambient ku nuk ndiheshit vetvetja.
Akrepi
Një pjesë e mirë e informacionit që keni pritur kaq gjatë, do t’ju bëhet i ditur në korrik, prandaj shfrytëzojini për të ecur përpara.
Shigjetari
Kjo periudhë do t’ju japë mundësinë për një fillim emocionues dhe të freskët. Ju keni Jupiterin në anën tuaj dhe fati do ju burojë! Është koha ideale për të eksploruar.
Bricjapi
Ky eklips hënor në Bricjap do i shkundë këta të fundit (për mirë) Duhet të dalin nga zona e rehatisë e të jetojnë jetën e vërtetë. Kjo do të thotë se një marrëdhënie do të transformohet dhe ju duhet të keni besim tek procesi.
Ujori
Më në fund do të jeni në gjendje të kaloni një bllok mendor që ka penguar shprehjen tuaj. Fleksibiliteti dhe hapja ndaj qasjeve të reja do të jenë të rëndësishme në procesin e çlirimit të vetes.
Peshqit
Është koha për të ‘pastruar’ gjithçka në jetën tuaj. Nga gjërat e kota që po ju marrin frymën në shtëpi, deri tek numrat e celularit që nuk i keni përdorur kurrë. Kaloni kohë cilësore me njerëzit që doni dhe do të ndiheni aq mirë.