Disa rajone të Greqisë janë duke u përball me zjarre.
Zjarrfikësit arrestuan një person për zjarrvënie të qëllimshme për zjarrin që shpërtheu sot në Manikia, Evia.
Ndërkohë, gjatë natës u raportuan zjarre të reja në të njëjtin rajon në Kymi-Aliveri.
Disa fshatra u evakuan, ndërsa forcat zjarrfikëse nga rajonet e tjera u thirrën për ndihmë.
Në këto moment është duke u zhvilluar një operacion gjigant zjarrfikës, përfshirë 98 zjarrfikëse me një ekuipazh prej 185 anëtarësh.
Në këtë operacion marrin pjesë edhe katër aeroplanë zjarrfikës dhe 3 helikopterë që lëshojnë ujë për fikjen e zjarreve./ATSH/