Seanca të reja për Target-Fortesa” dhe “Transportuesin”

Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për ndjekjen e kundërligjshme të komunikimeve “Target-Fortesa” të PSP-së.

Marketing

Në seancën paraprake u dëgjuan dëshmitarët. Lënda gjendet në procedurë dëshmuese dhe e drejton gjykatësja Zheneta Begftoviq, ndërsa përfaqësues i akuzës është PSP-ja.

Në lëndën Target-Fortesa të PSP-së akuzohen ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB Goran Grujevski, Nikolla Boshkovski, ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska ish-drejtori i DSK Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, Vladimir Varelov nga DSK edhe pesë persona të tjerë nga Drejtoria.

Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekjen e komunikimeve të DSK-së, në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë të kundërligjshme janë ndjekur 4.286 numra telefoni për të cilët aspak nuk janë dhënë urdhra gjyqësor.

Komunikimi është ndjekur para të të jepen edhe pas përfundimit të afatit të urdhrave gjyqësore për 1.541 numra apo gjithsej 5.827 numra telefoni. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.

Seancë për sot është caktuar edhe për lëndën “Transportuesi” në të cilën ish-kryetari i komunës së Manastirit Vladimir Taleski edhe 20 persona të tjerë akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir, me të cilën është bërë mashtrim prej rreth 360.000 euro. .