ASHMAA dhe Misioni i OSBE-së në Shkup do të punojnë në ngritjen e ndërgjegjes për edukim mediatik

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) dhe Misioni i OSBE-së në Shkup sot kanë nënshkruar Memorandum për bashkëpunim në bazë të të cilit do të ndërmerren aktivitete të përbashkëta për ngritjen e ndërgjegjes të edukimit mediatik në vend.

Marketing

“Bëhet fjalë për realizimin e hulumtimit në nivelin e edukimit mediatik te popullata e rritur në shtet dhe të fushatës mediatike, që do të zbatohen me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup”. bëri të ditur ASHMAA.

Ky do të jetë hulumtimi i dytë dhe duhet të tregojë nëse dhe sa ka ndryshuar gjendja në krahasim me hulumtimin e vitit 2016. Rezultatet e reja do të shërbejnë si bazë për zbatimin e fushatës mediatike për ngritjen e ndërgjegjes për rëndësinë e edukimit mediatik si mjet i cili do t’u ndihmojë qytetarëve ta njohin anshmëri, spine, dezinformata dhe përmbajtje të rreme mediatike.

Aktivitetet do të realizohen në suaza të projektit të Misionit të OSBE-së në Shkup “Mbështetje të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve”.