Fotografia e tre djemve të një familje u bë virale pasi më i vogli u shfaq me një peshk të mbërthyer në gojë.
Marika Daniels, mori fëmijët e saj për të peshkuar në Jug të Dakota. Ajo donte ta bënte një fotografi të tre djemve me peshqit e sapo zënë.
Ndërsa Daniel e bëri foton, nuk e vuri re se djali i saj më i vogël në të vërtetë e kishte futur peshkun në gojën e tij.
“Kur bëra fotografinë, me sinqeritet nuk e pashë që Landon e futi peshkun në gojë sepse unë po përpiqesha të tërheq vëmendjen e dy të mëdhenjve për të parë në kamera”, tha Daniels.
“Nuk e pashë, derisa mora fotografitë”.
Ndërsa Daniels po merrej me të mëdhenjtë, i vogli me sa duket ishte i uritur dhe donte të hante peshkun ashtu siç ishte.
Foto u kap dhe u bë virale kur ajo u nda në shumë faqe të Facebook-ut duke mbledhur qindra mijëra pëlqime dhe komente.