Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria inspektime të përbashkëta në tregun e sigurimeve

Consultant presenting insurance concept and risk management

Pak muaj më parë Banka Qendrore e Kosovës (BQK) vendosi që kompania INSIG që operonte në Kosovë si një degë e kompanisë shqiptare Eurosig të mos vijonte punën. Kjo e fundit sipas BQK kishte hasur vështirësi financiare që e kishin vënë atë në një situatë të vështirë për të përmbushur kërkesat ligjore. Duket se një situatë e tilla kanë vënë në lëvizje rregullatorët për të koordinuar më mirë punën e tyre sa i përket mbikqyrjes së tregut të sigurimeve.

Marketing

Në një takim të mbajtur së fundmi dhe organziaur nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ishin përfaqësues të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) dhe përfaqësues të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve të Maqedonisë së Veriut (ISA). Sipas AMF organizimi i këtij kolegji mbikëqyrës bëhet në zbatim të Strategjisë 2018-2022 të AMF-së për zhvillimin e tregjeve si edhe Vendimit të Bordit nr. 250, datë 28.12.2018, për miratimin e Udhëzimit Metodologjik “Mbi mbikëqyrjen e grupit të sigurimit”.

Në takim u prezantua situata financiare dhe zhvillimet më të fundit nga përfaqësues të autoriteteve mbikëqyrëse të tre vendeve: AMF, ISA dhe BQK. Po kështu u diskutuan edhe raportet e audituesve të jashtëm për vitin financiar 2018 si dhe zhvillimet e reja në tregjet e sigurimeve të rajonit.

“AMF dhe rregullatorët e vendeve të tjera të kolegjit, ISA dhe BQK u shprehën për vazhdimësinë e shkëmbimeve periodike 3 mujore të të dhënave lidhur me treguesit e shoqërive të sigurimit anëtare të Grupeve të Sigurimit. Po ashtu u ra dakord për njoftime reciproke për çdo zhvillim të rëndësishëm, duke përfshirë edhe masat e marra nga Bordet përkatëse në ndihmë të zhvillimit e konsolidimit të tregut të sigurimeve dhe në funksion të një mbikëqyrjeje financiare sa më efektive.Autoritetet, pjesë e kolegjit mbikëqyrës, do të organizojnë edhe inspektime të përbashkëta pranë shoqërive të sigurimit, pjesë të grupit të sigurimit, të rregulluara nën juridiksionin e palës pritëse” thuhet në njoftimin e bërë nga AMF lidhur me takimin.