Bale refuzon pagë vjetore prej 60 milionë eurove

Real Madridi po përpiqet që të zgjidh të ardhmen e sulmuesit uellsian, Gareth Bale.

Marketing

Madrilenët janë duke u munduar që t’i shesin disa lojtarë në mënyrë që të sigurojnë para për të financuar transferimin e Paul Pogbës së Manchester Unitedit.

Los Blancos po kërkojnë ta shesin futbollistin 29-vjeçar, por askush nuk është gati ta paguajë pagën vjetore e cila arrin shifrat e 20 milionë eurove.

Por, gazeta kineze “El Chiringuito” ka njoftuar gjatë ditës së djeshme se një klub nga Kina i ka bërë një ofertë lojtarit me një pagë vjetore prej 60 milionë eurove për ta joshur që ta transferohet në Azi.

Megjithatë po e njëjta gazetë shkruan sot se futbollisti nuk e ka ndërmend të largohet dhe në këtë formë ka refuzuar të luajë në ligën elitare kineze.

Ndryshe, Bale ka kontratë të vlefshme me spanjollët deri në verën e vitit 2022 dhe kohët e fundit ka thënë se nuk ka asgjë kundër që të luajë golf deri në përfundim të marrëveshjes me mbretërit.