Kim Kardashian shfaqet pranë shqiptares së famshme(Foto)

Kim Kardashian është fotografuar krah blogeres shqiptare.

Marketing

Kim Kardashian është një ndër femrat më me ndikim në botën e shoubizit dhe këtë e tregon fare mirë popullariteti në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.

Emri i saj lakohet shpesh, jo vetëm për shkak të pozave që merr mirëpo edhe për faktin se është një sipërmarrëse e suksesshme.

Kim takohet me emra të famshëm shumë shpesh ndërsa disa prej tyre e kanë nderin të pozojnë krah saj.

E këtë fat e ka pasur stilistija e njohur shqiptare, Aureta, me të cilën Kim ka postuar edhe fotografi.

Dyshen po i shoqëron edhe stilistja Sita Bellan.

Kujtojmë se Aureta u largua nga Shqipëria në moshën 12–vjeçare dhe tanimë është kthyer një ndër blogeret më të njohura në “Instagram”.

Marketing